FOREST SH.A. është një kompani që operon prej më shumë se një dekade në tregun shqiptar. Kompania ka si fokus kryesor importimin e pajisjeve dhe veglave të punës që përdoren në mirëmbajtjen dhe trajtimin e pyjeve, të pemëve, të kopshteve, të lëndinave, të sipërfaqeve të gjelbra dhe më shumë.
FOREST SH.A. u krijua falë vizionit të gjerë dhe shpirtit sipërmarrës të një njeriu të vetëm, të biznesmenit Dritan Çeliku (1965-2018). Ai dha gjithçka nga dijet e tij në fushën e ekonomisë, të financave, të biznesit, shpalosi talentin, intuitën dhe largpamësinë e tij, për ta bërë FOREST, një kompani me profil bashkëkohor. Në sajë të punës këmbëngulëse, aftësive për të përqafuar inovacionin dhe mbi të gjitha si një model i ndershmërisë dhe besimit të lartë, si themelues i vetëm, Dritan Çeliku, arriti t’i japë FOREST-it të tij, prej vitit 2007, statusin si përfaqësuesi/distributori i vetëm në tregun shqiptar të markes gjermane, STIHL – një lider botëror i prodhimit dhe tregtimit të pajisjeve dhe veglave të punës për mirëmbajten e pyjeve dhe të sipërfaqeve të gjelbra (stihl.com).
FOREST SH.A vijon të mbetet një përfaqësuese/ekskluzive e markeës STIHL për Shqipërinë si importuese e vetme e produkteve të saj, me të cilat furnizon një rrjet tregtarësh të autorizuar në Shqipëri. Stafi i FOREST dhe tregtarë të autorizuar asistohen nga programet trajnuese të STIHL për aspekte teknike të përdorimit, shërbimit, prezantimit dhe garancisë së produkteve të markës STIHL.
Aktiviteti i FOREST, është rritur vit pas viti me maturi, duke u mbështetur në partneritetin tonë historik me STIHL, në punën e përkushtuar të stafit të FOREST, në forcimin e bashkëpunimit me tregtarët e specializuar, të hershëm dhe më të rinj. Ne kemi rritur gamën e produkteve të importuara nga STIHL në Shqipëri, kemi ecur përpara me cilësinë e lartë dhe të padiskutueshme të produkteve të kësaj marke, produkte këto të certifikuara dhe konform normave e direktivave të Komunitetit Europian. Ne vlerësojmë kërkesat në rritje të tregut dhe të ekonomisë së vendit. Ne vlerësojmë opinionet e klientëve dhe të tregtarëve të autorizuar tashmë të shpërndarë në të gjitha rajonet e vendit (kliko këtu). Ne përpiqemi të jemi sa më pranë kërkesave në rritje të tregut me gamën dhe cilësinë e markës STIHL. Ne prezantojmë në tregun vendas produktet STIHL, teknologjinë e re të markës, produktet e saj pro mbrojtjes e mirëmbajtjes së ambientit (kliko këtu).
Ne sensibilizojmë tregun në lidhje me produktet pirate dhe imitimet, të cilat duke u tregtuar shkelin ligjet ndërkombëtare të së drejtës së markës së regjistruar STIHL, dëmtojnë imazhin dhe reputacionin e saj në drejtim të cilësisë dhe garancisë, si edhe parimet e konkurrencës së ndershme të tregut (kliko këtu).
Kompania FOREST, vijon të ecë në hapat e themeluesit të saj, Dritan Çeliku. FOREST është një biznes që ashtu si STIHL, beson në ruajtjen e bazës familjare të tij, në menaxhimin profesional të zinxhirit të veprimtarisë së tij dhe në respektimin e parimeve të biznesit të ndershëm.
FOREST i përmbahet fort filozofisë së ndërtuar prej afër një shekulli nga STIHL, që fokusohet në orientimin ndaj klientit, cilësinë e lartë të produkteve, respektin për punonjësit, shpërndarjen e produkteve përmes tregtarëve të specializuar të cilët kryejnë edhe servisin e produkteve.
Duke marrë në konsideratë tregun ku operojmë, e konsiderojmë të rëndësishme për klientët të provojnë jo vetëm përmes cilësisë së produkteve dhe shërbimit, por edhe përmes faqeve zyrtare të STIHL se FOREST është përfaqësues i STIHL për Shqipërinë. Për këtë arsye, kemi përfshirë në vijim, edhe një pamje të faqes zyrtare të STIHL, ku ka informacion për përfaqësuesit e saj në të gjitha vendet e botës (Figurë 2).